Ƶ

Skip to main content
European School Education Platform
PROJECT
Active

SHKRIM-LEXIMI MEDIATIK

Ndërgjegjësimi për përdorimin e saktë të gjuhës shqipe në mediet sociale Të jemi konsumatorë të zgjuar të informacionit në hapësirën online duke zhvilluar mendimin kritik në përzgjedhjen e informacionit.Nxënësit do të jenë " dedektorë" në gjurmimin e gabimeve drejtshkrimore,sintaksore dhe përmbajtësore në faqet zyrtare të institucioneve si dhe "analistë" në postimet e ndryshme të bëra nga moshat e reja kryesisht në mediat sociale më të ndjekura për ta duke u fokusuar te shkurtesat dhe zhargoni. Si agjentë ndryshimi në komunitet ata do të jenë rregullatorë për të sjellë format e sakta dhe të duhura duke u bazuar në burime të sigurta siç është "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe" dhe platforma https://penda.al/, fjalori i ri digjital. Si përfundim, ky projekt ka për qëllim të zhvillojë mendimin kritik te nxënësit mbi informacionet e shpërndara në mediet sociale, duke studiuar gjuhën e përdorur dhe duke ndihmuar në ndërgjegjësimin për rëndësinë e përdorimit të saktë të saj. Nxënësit do të analizojnë mesazhet mediatike dhe do të krijojnë një fushatë ndërgjegjësimi mbi përdorimin e duhur të gjuhës.Ata do të ndërmarrin hapa konkretë për të diagnostikuar dhe ndërhyrë me qëllimin e vetëm ,ruajtjen e pastërtisë së gjuhës shqipe.
Created on
2 members

Information

Members:
5
Membership:
Albania(3), Kosovo(2)
Age range:
8
-
17
Subjects of teaching: